Pikat kryesore
- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se gjatë bisedës së tij më të fundit me Vladimir Putinin, udhëheqësi rus i kërkoi atij të ndihmonte në zgjidhjen e luftës në Ukrainë.
- Trump e bëri deklaratën ndërsa fliste në Forumin Amerikan të Biznesit në Miami, sipas Ukrinform , përcjell Telegrafi.
- “Fola me të [Putinin] dy javë më parë dhe ai tha: ‘Ne jemi përpjekur ta zgjidhim këtë luftë për dhjetë vjet, por nuk ishim në gjendje ta bënim.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se gjatë bisedës së tij më të fundit me Vladimir Putinin, udhëheqësi rus i kërkoi atij të ndihmonte në zgjidhjen e luftës në Ukrainë. Trump e bëri deklaratën ndërsa fliste në Forumin Amerikan të Biznesit në Miami, sipas Ukrinform , përcjell Telegrafi. “Fola me të [Putinin] dy javë më parë dhe ai tha: ‘Ne jemi përpjekur ta zgjidhim këtë luftë për dhjetë vjet, por nuk ishim në gjendje ta bënim. Duhet ta zgjidhësh'”, citohet të ketë thënë Trump. Ai shtoi se “i zgjidhi disa nga këto gjëra brenda një ore”, pa sqaruar se çfarë donte të thoshte saktësisht. Në të njëjtën kohë, Trump kritikoi Kombet e Bashkuara për dështimin në ofrimin e ndonjë ndihme në ndërmjetësimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe konflikteve të tjera që, sipas tij, ai ka arritur t’i ndalë që kur mori detyrën. Ndërkohë, sekretari britanik i Mbrojtjes ka këmbëngulur se Donald Trump është i aftë ta bindë Vladimir Putinin të hyjë në bisedime paqeje për Ukrainën, edhe pse negociatat vazhdojnë të ngecin. “Presidenti Trump është figura që mund ta sjellë Putinin në tryezë, që potencialisht mund t’i japë fund luftimeve”, tha ai, duke folur në një fluturim nga Norvegjia për në Paris, ndërsa udhëtonte për të takuar ministrin e ri francez të mbrojtjes. Kujtojmë se Trump luajti një rol kyç në ndërmjetësimin e armëpushimit të paqëndrueshëm midis Izraelit dhe Hamasit.