Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të mërkurën se synon të zhvillojë bisedime për luftën në Ukrainë në ditët e ardhshme, pasi në samitin i tij në gusht me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nuk solli ndonjë përparim.
Trump është i zhgënjyer nga pamundësia për ta ndalur luftën pushtuese të Rusisë në Ukrainë, e cila nisi në shkurt të vitit 2022, pasi fillimisht kishte parashikuar se do të ishte në gjendje ta përfundonte shumë shpejt kur e mori detyrën në janar.
Trump tha se do bisedimet do të mbahen në ditët e ardhshme, shkruan Reuters.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump pritet të flasë të enjten në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenca franceze tha më herët të mërkurën se disa liderë evropianë, përfshirë Zelenskyn dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, do ta telefonojnë Trumpin të enjten pasdite.