Pikat kryesore
- I pyetur pse kishte publikuar ditët e fundit në Truth Social një artikull të vjetër të Salvinit, presidenti u përgjigj: “Sepse më dukej i përshtatshëm”.
- Për kryeministren Giorgia Meloni, një ditë pas vizitës në Romë të sekretarit të tij të Shtetit, Marco Rubio, Trump përsëriti: “Italia nuk ishte aty kur kishim nevojë për të.
- Dhe unë kam qenë gjithmonë për Italinë, ashtu si edhe vendi im”.
Në një bisedë telefonike ekskluzive me Corriere della Sera të shtunën në mëngjes, presidenti Donald Trump nuk pranoi të komentonte mbi zhvendosjen e trupave nga Gjermania, potencialisht drejt krahut lindor të NATO-s, ndërsa konfirmoi se “ende po shqyrton” mundësinë e zhvendosjes së trupave nga bazat italiane. I pyetur pse kishte publikuar ditët e fundit në Truth Social një artikull të vjetër të Salvinit, presidenti u përgjigj: “Sepse më dukej i përshtatshëm”. Për kryeministren Giorgia Meloni, një ditë pas vizitës në Romë të sekretarit të tij të Shtetit, Marco Rubio, Trump përsëriti: “Italia nuk ishte aty kur kishim nevojë për të. Dhe unë kam qenë gjithmonë për Italinë, ashtu si edhe vendi im”. Korrenspondenti i Corriere i kujtoi Presidentit se Italia mund të ofrojë anije çminuese pas armëpushimit në Iran, por ai e ndërpreu duke thënë edhe një herë: “Italia nuk ishte aty kur kishim nevojë për të”. Ndërsa për letrën e përgjigjes së Iranit, e cila pritej mbrëmë, Trump tha se për momentin nuk dëshiron të komentojë.