Tronditëse / 24-vjeçari i merr jetën 2-vjeçares, detajet e para

Tronditëse / 24-vjeçari i merr jetën 2-vjeçares, detajet e para

Pikat kryesore

  • Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 13:55 në lagjen nr.
  • 2 të Rrogozhinës, ku një vajzë vetëm 2 vjeçe ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet gjatë manovrës së kthimit në një prej rrugicave të zonës.
  • Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, mjeti drejtohej nga 24-vjeçari F.

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 13:55 në lagjen nr. 2 të Rrogozhinës, ku një vajzë vetëm 2 vjeçe ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet gjatë manovrës së kthimit në një prej rrugicave të zonës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, mjeti drejtohej nga 24-vjeçari F. Xh., banues në Rrogozhinë, i cili është shoqëruar menjëherë në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore në këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur komunitetin.

Lini një Përgjigje