Pikat kryesore
- Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasve L.
Në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në subjekte tregtare. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë kontrollit të ushtruar në dy subjekte tregtare në qytetin e Sarandës, u konstatuan 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla, të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasve L. M., 26 vjeç dhe M. H., 55 vjeç, banues në Sarandë. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! (EMRI) Në kërkim për kultivim narkotikësh/ Malësi e Madhe, arrestohet 57 vjeçari I mituri dëmtohet nga fishekzjarrët/ Durrës, 15 vjeçari niset drejt ‘Traumës’ Kosovë, zgjedhje të parakohshme/ Votim për t’i dhënë fund një viti me ngërç politik