Pikat kryesore
- Për familjen Kapllani nga Vlora, violina nuk është thjesht një instrument muzikor.
- Është një trashëgimi, një identitet dhe një lidhje e fortë që ka kaluar nga gjyshi te djali e sot te nipi.
- Një histori e rrallë, ku çdo brez vazhdon të mbajë gjallë të njëjtin pasion.
Për familjen Kapllani nga Vlora, violina nuk është thjesht një instrument muzikor. Është një trashëgimi, një identitet dhe një lidhje e fortë që ka kaluar nga gjyshi te djali e sot te nipi. Një histori e rrallë, ku çdo brez vazhdon të mbajë gjallë të njëjtin pasion. Gjithçka nisi me Fatmir Kapllanin, violinistin që hodhi themelet e kësaj tradite artistike. Me violinën në duar ai frymëzoi të birin, Albano Kapllanin, i cili ndoqi të njëjtën rrugë dhe sot është violinist e pedagog. Pasioni nuk u ndal me kaq. Sot, në moshën vetëm 7-vjeçare, Alan Kapllani përfaqëson brezin e tretë të violinistëve të familjes. Edhe pse ka përfunduar vetëm klasën e parë në Shkollën e Muzikës “Naim Frashëri” në Vlorë, ai ka arritur të spikasë me talentin dhe përkushtimin e tij, duke fituar Çmimin e Parë në konkursin ndërkombëtar “Tirana Talent 2026”. Historia e suksesit në familjen Kapllani nuk është e vetmja. Edhe motra e Alanit nisi violinën në moshën 5-vjeçare dhe, vetëm 10 vjeçe, fitoi Çmimin e Dytë në konkursin ndërkombëtar në Barletta të Italisë, duke dëshmuar se dashuria për muzikën është bërë pjesë e ADN-së artistike të familjes. Viti i kaluar solli një humbje të madhe për familjen me ndarjen nga jeta të Fatmir Kapllanit. Megjithatë, trashëgimia e tij vazhdon të jetojë. Sot, Alani interpreton në Ansamblin e Kamerës, pikërisht në vendin që dikur mbante gjyshi i tij, i shoqëruar në skenë nga i ati. Një moment simbolik që lidh tre breza me të njëjtën violinë dhe të njëjtën dashuri për artin. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Nga videot virale me miliona shikime te muzika! Meriton Rama: “TikTok-u s’ishte ëndrra ime, por rruga që më çoi tek “Toka” Muzika lehtëson operacionin dhe përshpejton shërimin Ramazan Gurra, “doktori i pianos” në një rrëfim të veçantë në “Pas Mesnate”: Arsyet përse sot i kanë humbur vlerën