Tragjedisë në Zvicër nuk i shpëton as futbollisti francez, dërgohet me plagë të rënda në…

Tragjedisë në Zvicër nuk i shpëton as futbollisti francez, dërgohet me plagë të rënda në…

Pikat kryesore

  • Tragjedia në një bar të një resorti luksoz në Alpet e Zvicrës ka prekur vendin, por jo vetëm.
  • Viktimat janë të moshave të reja, madje disa edhe adoleshentë, duke e bërë situatën tepër dramatike.
  • Në mesin e të plagosurve është edhe futbollisti francez i Metz, 19-vjeçari Tahirys Dos Santos.

Tragjedia në një bar të një resorti luksoz në Alpet e Zvicrës ka prekur vendin, por jo vetëm. Viktimat janë të moshave të reja, madje disa edhe adoleshentë, duke e bërë situatën tepër dramatike. Në mesin e të plagosurve është edhe futbollisti francez i Metz, 19-vjeçari Tahirys Dos Santos. Ai është transportuar me helikopter në një spital në Gjermani për trajtim mjekësor, pas djegieve të rënda që pësoi gjatë zjarrit në bar. Klubi i tij, FC Metz, i cili ndodhet në veri-lindje të Francës, konfirmoi se Dos Santos u plagos rëndë dhe është duke marrë kujdes të specializuar në spital. Sipas klubit, situata e tij është kritike, por nuk dihet nëse rrezikon jetën, ndërsa klubi premton të ofrojë përditësime për gjendjen e tij, nëse do të ketë ndryshime të rëndësishme. Ngjarja ka tronditur komunitetin sportiv francez dhe fansat e klubit, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit dhe sigurinë në lokal. FC Metz ka shprehur mbështetjen e plotë për familjen dhe futbollistin, duke e cilësuar këtë incident si një tragjedi që prek të gjithë klubin. Nga zjarri në një bar në Alpet e Zvicrës, 47 persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur. Shumica e viktimave janë në moshë të re.7

Lini një Përgjigje