Pikat kryesore
- Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një zjarr përfshiu një anije pranë ishullit Madura, në Indonezi.
- Sipas autoriteteve indoneziane të kërkim-shpëtimit, në bordin e tragetit ndodheshin gjithsej 271 persona, përfshirë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.
- Deri më tani janë shpëtuar 225 persona, ndërsa operacioni për gjetjen e të zhdukurve vijon.
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një zjarr përfshiu një anije pranë ishullit Madura, në Indonezi. Sipas autoriteteve indoneziane të kërkim-shpëtimit, në bordin e tragetit ndodheshin gjithsej 271 persona, përfshirë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit. Deri më tani janë shpëtuar 225 persona, ndërsa operacioni për gjetjen e të zhdukurve vijon. Trageti ishte nisur nga qyteti Surabaya, në provincën Java Lindore, me destinacion Makassarin në provincën Sulawesi Jugor, kur në bord shpërtheu zjarri ndërsa lundronte pranë ishullit Madura. 🔴 BREAKING: At least 5 people are dead and 41 missing after a ferry caught fire off Indonesia’s Madura Island. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë kërkimet në zonën detare për personat që rezultojnë ende të zhdukur. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zjarr pranë banesave në Lagjen e Spitalit në Lezhë, flakët vihen nën kontroll Zjarri në Halilaj të Krujës hyn në ditën e 11-të, vatrat mbeten ende aktive Greqi, ishujt në flakë/ Zjarret në Kretë, Paros dhe Lesbos. Digjen shtëpi, evakuohen banorët