Tragjedi në Orikum, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

Tragjedi në Orikum, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

Pikat kryesore

  • Një person ka humbur jetën në zonën e Orikumit gjatë një zhytjeje.
  • Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte një turiste finlandese që po kryente zhytje në këtë zonë.
  • Dyshohet se gjatë zhytjes ka hasur probleme me furnizimin me oksigjen, çka ka bërë që të nxirret menjëherë nga uji.

Një person ka humbur jetën në zonën e Orikumit gjatë një zhytjeje. Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte një turiste finlandese që po kryente zhytje në këtë zonë. Dyshohet se gjatë zhytjes ka hasur probleme me furnizimin me oksigjen, çka ka bërë që të nxirret menjëherë nga uji. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, ndërsa shtetasja është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe është konstatuar pa shenja jete. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik, ndërsa autoritetet po kryejnë veprimet procedurale dhe po hetojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Sherr në një lokal në Durrës/ Arrestohen menaxheri dhe një punonjës, goditën me sende të forta turistët e huaj Plagosja e Juxhin Hamajezit në Tiranë/ Arrestohen dy bashkëpunëtorët e dyshuar të Klodian Kallos Rama publikon pamjet: Punimet në “Lungomare 4” po shkojnë drejt përfundimit

Lini një Përgjigje