Policia e Shtetit ka përgatitur një strategji të veçantë për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Letonisë, e cila do të zhvillohet nesër, më 9 shtator 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Autoritetet njoftojnë se do të ketë kontrolle të rrepta brenda stadiumit dhe kufizime në qarkullim që do të fillojnë nga ora 17:00 në disa nga akset kryesore të qytetit. Po ashtu, për të parandaluar ndonjë incident, do të përdoren pajisje anti-dronë. Në terren do të jenë të angazhuar qindra efektivë të policisë për të garantuar një atmosferë të sigurt dhe pa probleme gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.
Tirana paralizohet nga masat e rrepta për ndeshjen Shqipëri-Letoni