Tiranën e pret një ditë e veçantë nesër, më 9 shtator 2025, me zhvillimin e ndeshjes së rëndësishme të futbollit mes Shqipërisë dhe Letonisë në stadiumin “Arena Kombëtare” në orën 20:45. Për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt, Policia e Shtetit ka përgatitur një plan të detajuar masash. Kontrolli do të jetë i fortë, me bllokimin e disa akseve kryesore të kryeqytetit që do të fillojë nga ora 17:00. Përdorimi i pajisjeve anti-dronë do të jetë gjithashtu në fokus, ndërsa qindra efektivë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin dhe mbarëvajtjen e ngjarjes sportive.
Tirana paralizohet nga masat e rrepta për ndeshjen Shqipëri-Letoni