Policia e Shtetit ka përgatitur një plan të detajuar për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Letonisë, e cila do të zhvillohet nesër, më 9 shtator 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, do të ketë kontrolle të rrepta brenda stadiumit dhe bllokim të qarkullimit në disa rrugë kryesore që do të fillojë që nga ora 17:00. Po ashtu, do të përdoren pajisje anti-dronë për të garantuar një atmosferë të sigurt. Një numër i madh efektivësh të policisë do të jenë të pranishëm në terren për të siguruar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv.
Tirana paralizohet nga masat e policisë për ndeshjen Shqipëri-Letoni