Pikat kryesore
- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se ka goditur një tentativë për të futur sende të ndaluara në burgun e Fushë Krujës.
- Një shtetase ka tentuar të fus në qeli një sasi kanabisi gjatë takimit me një familjarë, por është zbuluar nga autoritetet dhe është ndaluar.
- Nga kontrolli fizik i shtetases me iniciale M.D., e cila kishte ardhur për takim me të dënuarin R.D., u konstatua në xhepin e xhupit një qese e vogël me lëndë të dyshuar narkotike (kanabis).
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se ka goditur një tentativë për të futur sende të ndaluara në burgun e Fushë Krujës. Një shtetase ka tentuar të fus në qeli një sasi kanabisi gjatë takimit me një familjarë, por është zbuluar nga autoritetet dhe është ndaluar. Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara në IEVP Fushë Krujë Në IEVP Fushë Krujë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion. Nga kontrolli fizik i shtetases me iniciale M.D., e cila kishte ardhur për takim me të dënuarin R.D., u konstatua në xhepin e xhupit një qese e vogël me lëndë të dyshuar narkotike (kanabis). Menjëherë pas konstatimit: u bë bllokimi i lëndës së dyshuar; u hartua dokumentacioni përkatës; u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), për vijimin e veprimeve procedurale. Ndërkohë, po ushtrohet kontroll në ambientet e të dënuarit për evidentimin e mundshëm të sendeve të ndaluara. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.