Tentim kontrabande në Kamenicë, sekuestrohen 1 mijë kilogramë speca

Në vazhdën e aktiviteteve policore me qëllim të parandalimit të rasteve kriminale por edhe të dukurive tjera negative, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, të premten. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në fshatin Lisockë të Kamenicës është ndaluar një automjet me targa vendore, në të cilin kishte 1 mijë kilogramë speca. “Në lidhje me procedurat e mëtejme është njoftuar prokurori kujdestar me vendim të të cilit iniciohet rasti, ndërsa mallrat dorëzohen në pikën doganore kompetente”, thuhet në njoftim. Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin e tyre. *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje