Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

Pikat kryesore

  • Vendi ynë do të vijojë të ketë temperatura të larta dhe mot të kthjellët.
  • Në fundjavë moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa të mërkurën dhe të enjten e javës që vjen temperatura pritet të shënojë 35 gradë Celsius.
  • Temperaturat jo më të ulëta se 14 gradë, në zonat e ulëta dhe bregdetare deri në 30 gradë.

Vendi ynë do të vijojë të ketë temperatura të larta dhe mot të kthjellët. Në fundjavë moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa të mërkurën dhe të enjten e javës që vjen temperatura pritet të shënojë 35 gradë Celsius. “Për fundjavën moti do të jetë i qëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të pakta, por kalimtare. Një fundjavë ideale për plazh. Temperaturat jo më të ulëta se 14 gradë, në zonat e ulëta dhe bregdetare deri në 30 gradë. Nuk do të mungojnë alternimet mesatare dhe kalimtare. Po ashtu nuk do të mungojnë edhe reshje të izoluara në majat e maleve. Vlerat maksimale e temperaturave do të arrijë deri në 35 gradë të mërkurën dhe të enjten. Era do të jetë me drejtim kryesor jugperëndim–juglindje”, u shpreh sinoptikania Eneida Doçi.

Lini një Përgjigje