Pikat kryesore
- Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për kapjen e shtetasve të në kërkim.
- Si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe informacioneve operative, janë kapur dhe vënë në pranga 4 shtetas, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.
Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për kapjen e shtetasve të në kërkim. Si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe informacioneve operative, janë kapur dhe vënë në pranga 4 shtetas, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. P., 33 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin A. K., 36 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burgim për “Plagosje e rëndë me dashje”, 10 muaj burgim për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, si dhe ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”. Po nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, u arrestua shtetasi A. H., 42 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, u kap shtetasi G. H., 41 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër me 5 vjet burgim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 11 muaj e 21 ditë burgim. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Gjirokastër. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.