“Tan Lepri, ushtar i Belinda Ballukut”, gazetari Toska: Në zgjedhjet e Fierit, PS vuri në lëvizje bandat. Ceno Klosi e Klevis Jahaj super të korruptuar… Në një intervistë për News24, gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të forta ndaj drejtueses së fushatës së PS-së në Tiranë, Belinda Balluku. Sipas Toskës, Balluku ka fituar zgjedhjet në Fier duke bashkëpunuar me bandat, me ndihmën e Tan Leprit, që sipas tij, ka vendosur në lëvizje banditët në Fier, për të marrë vota për PS-në. Toska theksoi gjithashtu se Balluku është e mbështetur nga figura të dyshuara për korrupsion, si Ceno Klosi dhe Klevis Jahaj. Belinda Balluku, Tan Lepri, njeriu që koordinonte bandat që të merrnin vota për PS-në. Tan Lepri ishte ‘ushtar’ i Ballukut që u gjuajt me plumba për t’u vrarë, sepse mashtronte njerëzit në emër të Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, është njeriu që korri vota për Belinda Ballukun dhe vuri në lëvizje bandat e korri vota për Partinë Socialiste. Balluku është mbështetur nga njerëz si Ceno Klosi, një njeri super i korruptuar. Klevis Jahaj është gjithashtu i korruptuar. Balluku ka shumë para, ka blerë çdokënd që ishte opozitar në Fier. loading…
Tan Lepri shpall “, ushtar i Belinda Ballukut”, gazetari Toska: Në zgjedhjet e Fierit, PS…