U përplas me makinë nga një 17-vjeçar në Fier, vdes në spital babai i tre fëmijëve
Sapo kishte regjistruar vajzën në shkollë, babai i tre fëmijëve u përplas për vdekje në vijat e bardha në qytetin e Fierit, nga një 17-vjeçar me “Range Rover” i cili lëvizte me shpejtësi mbi 100 km/h, jashtë rregullave të qarkullimit rrugor. Për shkak të dëmtimeve të rënda, pas 8 ditësh në koma, 35-vjeçari humbi jetën…