Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit
Kjo e premte i ka gjetur qytetarët e Durrësit përsëri nën ujë. Siç ndodh shpesh herë kur bie shi në qytetin bregdetar, edhe mëngjesin e kësaj të premteje rrugët janë mbushur me ujë ndërsa qytetarët kanë hasur vështirësi me qarkullimin. Zonat ku janë hasur probleme me qarkullimin janë rrugët tek stadiumi “Niko Dovana”, shëtitorja “Taulantja”, zona e plazhit dhe zona e ish-Kënetës. Vështirësi kanë hasur edhe nxënësit ndërsa shkonin për në shkolla. Gazetar Per me teper detaje lexo ne linkun ne bio.