Sulm vetëvrasës në një tubim politik, të paktën 13 të vdekur në Pakistan

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një tubim politik në jugperëndim të Pakistanit, i organizuar nga Partia Kombëtare e Balokistanit (BNP).

Avokati Sajid Tareen, ushtrues detyre i kryetarit të BNP-së, tha se, sipas informacioneve paraprake, janë vrarë 13 aktivistë të BNP-së.

“Kjo ka qenë një sulm vetëvrasës, pasi policia ka gjetur kokën e sulmuesit”, tha ai pra gazetarëve në Quetta, raportojnë mediat.

Wasim Baig nga një spital lokal në Quetta, i cili konfirmoi se janë pranuar 13 trupa të pajetë.

Mengal dhe drejtues të tjerë, përfshirë udhëheqësin e partisë Pakhtunkhwa Milli Awami (PkMAP), Mehmood Khan Achakzai, Asghar Khan Achakzai nga Partia Kombëtare Awami (ANP), dhe ish-senatori Mir Kabeer Muhammad Shahi nga Partia Kombëtare, nuk janë lënduar.

Provinca e pasur me minerale, përfshirë qytetin Quetta, prej kohësh është një vatër dhune, ku forcat e sigurisë përballen me një kryengritje me intensitet të ulët.

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Korporata Rugove vizitoi shtatë shkolla fillore në kryeqytet, *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje