Pikat kryesore
- Sali Berisha deklaroi dje se ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji është favorizuar nga banda e Elbasanit.
- Sipas tij, nga informacionet që ky i fundit kishte siguruar, takimi i Salianjit me demokratët në qytetin e Elbasanit u organizua pikërisht nga Suel Çela.
- Sipas asaj që Bardhi thoshte nëntorin e vitit 2021, Sali Berisha dhe Flamur Noka janë të lidhur me Suel Çelën.
Sali Berisha deklaroi dje se ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji është favorizuar nga banda e Elbasanit. Sipas tij, nga informacionet që ky i fundit kishte siguruar, takimi i Salianjit me demokratët në qytetin e Elbasanit u organizua pikërisht nga Suel Çela. Por ndërsa Sali Berisha, Flamur Noka e akuzojnë Salianjin si të lidhur me bandën e Çelës, një deklaratë e bërë pikërisht katër vite më parë, kur “harmonia” mes të djathtëve nuk ishte kjo që është sot, vetë Gazment Bardhi deklaronte me zë dhe figurë bashkëpunimin e ish-kryeministrit me të fortin e Elbasanit. Sipas asaj që Bardhi thoshte nëntorin e vitit 2021, Sali Berisha dhe Flamur Noka janë të lidhur me Suel Çelën. “E kam pasur përballë fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela Sot ky individi qe e kemi pasur në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë përpara dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i PD për këtë çështje. Se nuk pranojnë demokratët e Elbasanit që t’ia mbledhi Kuvendin Kombëtar të PD-së Suel Çela”, deklaronte Bardhi vite më parë.