/ Stuhia godet Kaliforninë, shkaktohen përmbytje masive. Gjendje e jashtëzakonshme në 6…

/ Stuhia godet Kaliforninë, shkaktohen përmbytje masive. Gjendje e jashtëzakonshme në 6…

Pikat kryesore

  • Një stuhi ka përfshirë Kaliforninë duke shkaktuar përmbytje e rrëshqitje dheu.
  • Si pasojë e motit të keq janë ndërmarrë menjëherë operacione shpëtimi, ndërsa autoritetet urdhëruan evakuime dhe gjendje të jashtëzakonshme në gjashtë qarqe.
  • Stuhia u intensifikua të martën në mbrëmje dhe arriti kulmin në prag të Krishtlindjeve.

Një stuhi ka përfshirë Kaliforninë duke shkaktuar përmbytje e rrëshqitje dheu. Si pasojë e motit të keq janë ndërmarrë menjëherë operacione shpëtimi, ndërsa autoritetet urdhëruan evakuime dhe gjendje të jashtëzakonshme në gjashtë qarqe. Stuhia u intensifikua të martën në mbrëmje dhe arriti kulmin në prag të Krishtlindjeve. Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit tha se një person i bllokuar pranë një lumi në veriperëndim të qytetit u shpëtua pas ndërhyrjeve nga ekipet e emergjencës.. Në të njëjtën kohë, disa rrugë në të gjithë zonën metropolitane u mbyllën për shkak të përmbytjeve, ndërsa u regjistruan dhe ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të erërave të forta. Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, gjendje të jashtëzakonshme për qarqet Los Angeles, Orange, Riverside, San Bernardino, San Diego dhe Shasta për të aktivizuar mekanizmat e mbrojtjes civile dhe për të avancuar në mënyrë proaktive burimet dhe personelin.

Lini një Përgjigje