Pikat kryesore
- Studentët shqiptarë në Shkup, kanë paralajmëruar një tjetër protestë, e cila do të mbahet nesër, më 18 maj 2026.
- Protesta pritet të nisë në orën 16:30 dhe organizimi është njoftuar të mbahet në Urën e Gurit.
- Protesta organizohet me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në Gjuhën Shqipe.
Studentët shqiptarë në Shkup, kanë paralajmëruar një tjetër protestë, e cila do të mbahet nesër, më 18 maj 2026. Protesta pritet të nisë në orën 16:30 dhe organizimi është njoftuar të mbahet në Urën e Gurit. Protesta organizohet me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në Gjuhën Shqipe. “Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë” , thuhet në njoftimin e studentëve, ku theksohet rëndësia e mbrojtjes së përdorimit të gjuhës shqipe në proceset profesionale dhe institucionale. Studentët apelojnë që qytetarët të mos mungojnë në këtë tubim.