Pikat kryesore
- Ëndrra europiane e Thomas Strakoshës dhe AEK Athinë është shuar në ndeshjen e parë për çerekfinalet e Conference League.
- Skuadra e portierit të kombëtares së Shqipërisë u mund 3-0 në fushën e Rayo Vallecano.
- Nëse një kuqezi zhënjehet, një tjetër feston, pasi në pankinën e skuadrës spanjolle qëndroi Ivan Balliu.
Ëndrra europiane e Thomas Strakoshës dhe AEK Athinë është shuar në ndeshjen e parë për çerekfinalet e Conference League. Skuadra e portierit të kombëtares së Shqipërisë u mund 3-0 në fushën e Rayo Vallecano. Nëse një kuqezi zhënjehet, një tjetër feston, pasi në pankinën e skuadrës spanjolle qëndroi Ivan Balliu. Në fushë si gjithmonë titullar, Strakosha nxorri shumë shpejt topin nga rrjeta e tij që në minutën e dytë, kur vendasit kaluna në epërsi me Akomash. Rayo iu anulua një tjetër gol nga sistemi VAR, por në shtesën e pjesës së parë, vendasit gjetën dyfishimin me Lopez. Spanjollët vulosën fitoren dhe ndoshta kualifikimin për në gjysmëfinalet e Conference League me golin e tretë të Isi Palazon nga pika e penalltisë. Edhe në tre sfidat e tjera të vajtjes në cerekfinalet e turneut, festa ishte për skuadrat pritëse. Mateta me penallti dhe Mitchell sigluan epërsinë e dyfishtë të anglezëve në pjesën e parë. Në minutën e fundit të rregullt, Sarr plotësoi fitoren e madhe të Crytal Palace. I njëjti diskutim vlen edhe për Shakhtor Doneck, që kaloi 3-0 Az Alkmaar. Fitorja e ukrainasve u vendos vetëm në pjesën e dytë, me golat e Pedrinho dhe dy të shënuar nga Alison. Pranë kualifikimit edhe Mainz. Skuadra gjermane hodhi një hap të sigurtë drejt gjyëmëfinaleve të Conference League, pasi fitores 2-0 ndaj Strasbourg. Samo dhe Poch shënuan golat në pjesën e parë, duke I dhuruar Mainz një avantazh të rëndësishëm në pritje të sfidës së kthimit. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Strakosha, “mbreti” i penalltive/ Portieri i Kombëtares pret tjetër gjuajtje nga 11 metra në Greqi Real fiton mes kaosit/ Sukses 2-1 në derbin e vogël ndaj rivalit Rayo, Balliu në stol Strakosha “mbyll portën”/ Portieri i Kombëtares ka statistika të shkëlqyera këtë sezon