Pikat kryesore
- Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale, pamje nga një stërvitje e përbashkët mes Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara dhe atyre shqiptare.
- Nga stërvitjet e vazhdueshme që kanë kryer dy vendet, është vënë në dukje synimi për rritjen e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.
Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale, pamje nga një stërvitje e përbashkët mes Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara dhe atyre shqiptare. “Nën vëzhgimin e instruktorëve të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara, operatorët e Forcave Speciale Shqiptare kryen një stërvitje intensive lëvizjeje dhe zbulimi në kompleksin e Regjimentit të Forcave Speciale të Zall Herrit këtë muaj”, thuhet në njoftim. Nga stërvitjet e vazhdueshme që kanë kryer dy vendet, është vënë në dukje synimi për rritjen e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.