Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE

Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE

Pikat kryesore

  • Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e BE.
  • Takimi periodik vjen në kuadër të përgatitjeve për intensifikimin e veprimtarisë diplomatike në vendet e BE.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e BE. Takimi periodik vjen në kuadër të përgatitjeve për intensifikimin e veprimtarisë diplomatike në vendet e BE. Spiropali shkruan se “në takim u koordinuan hapat e mëtejshëm të angazhimit dhe komunikimit me institucionet e këtyre vendeve, por edhe me publikun, median dhe komunitetet, për vlerat, potencialin, dhe të gjitha arsyet pse Shqipëria meriton vendin e saj në tryezën e familjes europiane”. “Intensifikimi i veprimtarisë diplomatike me vendet e BE. Takimi periodik me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e BE, për hapat e mëtejshëm të angazhimit dhe komunikimit me institucionet e këtyre vendeve, por edhe me publikun, median dhe komunitetet, për vlerat, potencialin, dhe të gjitha arsyet pse Shqipëria meriton vendin e saj në tryezën e familjes evropiane”, shkruan Spiropali.

Lini një Përgjigje