Sot zgjedhje në 5 bashki , mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote

Sot zgjedhje në 5 bashki , mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote

Pikat kryesore

  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore në pesë bashki.
  • Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë së shtunës në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.
  • Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore në pesë bashki. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë së shtunës në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit. Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895. Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi. Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47. Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724. Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi. Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.

Lini një Përgjigje