Sot seancë plenare/ Nga kërkesat e opozitës për komisione hetimore mbi veprimtarinë e…

Sot seancë plenare/ Nga kërkesat e opozitës për komisione hetimore mbi veprimtarinë e…

Pikat kryesore

  • Në Rendin e Ditës, parashikohet një interpelancë e kërkuar nga Erion Braçe me ministrin e Bujqësisë Andis Salla.
  • Më tej, do të vijohet me një seancë pyetje t– përgjigje me Ministrin e Arsimit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
  • Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026.

Këtë të enjte, mbahet në Kuvend seanca e radhës plenare. Në Rendin e Ditës, parashikohet një interpelancë e kërkuar nga Erion Braçe me ministrin e Bujqësisë Andis Salla. Më tej, do të vijohet me një seancë pyetje t– përgjigje me Ministrin e Arsimit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho. Në Rend Dite, parashikohet gjithashtu shqyrtimi i kërkesave të opozitës në lidhje me krijimin e dy komisioneve hetimore, për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e (AKSHI), për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s. Në mbështetje të urdhrit nr. 23, datë 7.4.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit) 2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit) 3. Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Erion Braçe. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit) 4. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”. 6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”. 7. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore””. 8. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s ””. 9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”. 10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Lini një Përgjigje