Pikat kryesore
- Seanca e pak ditëve më parë u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes.
Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim Këtë të premte do të mbahet në GJKKO seanca e radhës paraprake për Erion Veliajn, për kalimin ose jo për gjykim, ose për kthim në SPAK për plotësim hetimesh. Seanca do të mbahet në orën 09:00. Seanca e pak ditëve më parë u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes. Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si edhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. loading…