Sot protesta e opozitës, Ambasada e SHBA-ve thirrje qytetarëve të saj: Mund të ketë…

Sot protesta e opozitës, Ambasada e SHBA-ve thirrje qytetarëve të saj: Mund të ketë…

Pikat kryesore

  • Sot protesta e opozitës, Ambasada e SHBA-ve thirrje qytetarëve të saj: Mund të ketë bllokime të kryqëzimeve dhe ndërprerje të qarkullimit.
  • Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë, në lidhje me një protestë të paralajmëruar për mbrëmjen e së hënës, më 22 dhjetor 2025, në kryeqytet.
  • Sipas njoftimit zyrtar, protesta pritet të nisë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë godinës së Kryeministrisë.

Sot protesta e opozitës, Ambasada e SHBA-ve thirrje qytetarëve të saj: Mund të ketë bllokime të kryqëzimeve dhe ndërprerje të qarkullimit. Shmangni grumbullimet! Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë, në lidhje me një protestë të paralajmëruar për mbrëmjen e së hënës, më 22 dhjetor 2025, në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, protesta pritet të nisë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë godinës së Kryeministrisë. Protestuesit pritet të mblidhen në këtë zonë, ndërsa autoritetet parashikojnë prani të shtuar policore, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit. Policia e Shtetit ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime edhe në zona të tjera të Tiranës, duke shkaktuar vonesa dhe vështirësi në lëvizje. Për këtë arsye, personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar të shmangë zonën e protestës.

Lini një Përgjigje