Sot mbahet protesta e 10-të, mijëra qytetarë në shesh për të kërkuar largimin e…

Sot mbahet protesta e 10-të, mijëra qytetarë në shesh për të kërkuar largimin e…

Pikat kryesore

  • Ditën e sotme 9 qershor 2026, do të mbahet protesta e 10 radhazi e qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
  • Poshtë patronazhistët”, “ Rama ik”, ishin disa nga thirrjet qe shoqëruan dje tubimin qytetar.
  • Ndërkohë, sot është njoftuar një tjetër protestë, në orën 18:00, ndërsa marshimi do të nisë nga sheshi Skënderbej, për t’u ndalur te Kryeministria.

Ditën e sotme 9 qershor 2026, do të mbahet protesta e 10 radhazi e qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Teksa çdo ditë pjesëmarrja qytetare bëhet edhe më e madhe, ditën e djeshme mijëra të rinj e të reja u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku bulevardi u mbush me pankarta, flamuj dhe thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi. “Rama jep dorëheqjen”, “Mos u përçani! Poshtë patronazhistët”, “ Rama ik”, ishin disa nga thirrjet qe shoqëruan dje tubimin qytetar. Ndërkohë, sot është njoftuar një tjetër protestë, në orën 18:00, ndërsa marshimi do të nisë nga sheshi Skënderbej, për t’u ndalur te Kryeministria. Peticioni “Rama out” Pakënaqësia ndaj qeverisë po reflektohet gjithnjë e më shumë edhe në hapësirën online. Peticioni “Rama Out”, që kërkon largimin e kryeministrit Rama, ka mbledhur rreth 1.5 milionë firma dhe po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale. Organizatorët e fushatës bëjnë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë, ndërsa numri i firmëtarëve vijon të rritet. Paralel me protestat në sheshe, mbështetetës të shumtë po i shtohen edhe peticionit online “Rama out”.

Lini një Përgjigje