Ish-konkurrentja e programit televiziv ka reaguar me tone të forta në “Instastory”, duke shprehur indinjatën ndaj lajmeve që sipas saj po dëmtojnë imazhin e saj vetëm për pak klikime.

“‘SKANDAL’ janë vetëm lajmet tuaja të shëmtuara që për pak klikime kërkoni të më merrni në qafë padrejtësisht figurën time, duke më lidhur orë e sekond me çfarëdo lloj personi që më afrohet më shumë se 1 metër! T’ju vijë turp” – shkruan ajo në rrjete sociale.
Në një tjetër postim, Loredana shtoi se edhe të ashtuquajturat “burime të sigurta” të portaleve nuk janë aspak të sigurta, duke i cilësuar si shpifje dhe lajme të pavërteta.

Ky reagim vjen pas spekulimeve të fundit rreth jetës së saj private, të cilat këngëtarja i ka mohuar kategorikisht.