Sikur janë dy Vuçiq-a”, Rusia thotë se presidenti serb ndryshe flet në Moskë e ndryshe në…

Sikur janë dy Vuçiq-a”, Rusia thotë se presidenti serb ndryshe flet në Moskë e ndryshe në…

Pikat kryesore

  • Dhe e gjithë kjo në ditën kur presidenti serb diskutoi stabilitetin energjetik me ambasadorin rus, siç shkruan N1.
  • Presidenti serb foli në fund të tetorit rreth gatishmërisë së Serbisë për të eksportuar sasi më të mëdha armësh në Bashkimin Europian.
  • Kur u pyet nëse këto municione mund të përdoren në Ukrainë, Aleksandar Vuçiq u përgjigj: “Blerësit mund të bëjnë çfarë të duan me to”.

string(96) “sikur-jane-dy-vuciq-a-rusia-thote-se-presidenti-serb-ndryshe-flet-ne-moske-e-ndryshe-ne-perendim” “Sikur janë dy Vuçiq-a”, Rusia thotë se presidenti serb ndryshe flet në Moskë e ndryshe në Perëndim Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se presidenti serb po dërgon mesazhe të dyfishta në lidhje me çështjen e dërgimit të armëve në Ukrainë dhe se shpesh pyetet se sa Aleksandar Vuçiq-a janë në të vërtetë. Dhe e gjithë kjo në ditën kur presidenti serb diskutoi stabilitetin energjetik me ambasadorin rus, siç shkruan N1. Presidenti serb foli në fund të tetorit rreth gatishmërisë së Serbisë për të eksportuar sasi më të mëdha armësh në Bashkimin Europian. Kur u pyet nëse këto municione mund të përdoren në Ukrainë, Aleksandar Vuçiq u përgjigj: “Blerësit mund të bëjnë çfarë të duan me to”. Moskës i është dashur një javë për t’u përgjigjur. “E dini, kur lexoj të gjitha këto intervista me Presidentin e Serbisë, pyes veten nëse vërtet ekziston vetëm një President Vuçiq, sepse krijohet përshtypja se këto intervista jepen nga njerëz krejtësisht të ndryshëm. Dëgjojmë një deklaratë kur ai është në Moskë dhe krejtësisht të ndryshme kur flet nga pika të tjera gjeografike”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse. Ajo shtoi se Moska ka marrë vazhdimisht siguri nga udhëheqja serbe se eksporti i municioneve të prodhuara në Serbi është nën mbikëqyrje të rreptë. “…dhe se këto mallra nuk do të dorëzohen në Ukrainë, në mënyrë që të parandalohet që Kievi t’i përdorë ato kundër ushtarëve tanë”, tha Zakharova. Ministria e Jashtme serbe është e befasuar. Ata thonë se Serbia është një shtet “sovran dhe i pavarur që merr vendimet e saj ekskluzivisht në përputhje me interesat e saj kombëtare”. “Ne presim që ky fakt të respektohet nga përfaqësuesit e vendeve mike, si dhe nga zëdhënësit zyrtarë të institucioneve të tyre. I kujtojmë znj. Zakharova se falë Presidentit Aleksandar Vuçiq, Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Ky vendim nuk ishte as i lehtë dhe as i thjeshtë”, tha Nevena Jovanoviq, Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Presidenti serb dje diskutoi furnizimet me gaz me ambasadorin rus në Beograd./Express/ 30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para “Sikur janë dy Vuçiq-a”, Rusia thotë se presidenti serb ndryshe flet në Moskë e ndryshe në Perëndim Votohet në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote, detaje për balotazhin e nesërm Arrestohet një person në Prishtinë për shitblerje të narkotikëve, policia i gjen bombë e AK 47 në banesat e tij I rrahu prindërit e tij dhe i largoi nga shtëpia, arrestohet i dyshuari në Drenas Viktima vdiq në vend të ngjarjes, detaje për aksidentin në Prizren që e shkaktoi një polic

Lini një Përgjigje