Shtyhet fillimi i procesit mësimor në Drenas deri më 14 janar

Shtyhet fillimi i procesit mësimor në Drenas deri më 14 janar

Pikat kryesore

  • Nisja e gjysmëvjetorit të dytë në shkollat e Drenasit është shtyrë deri më 14 janar.
  • Vendimi është marrë nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
  • “Ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së sigurisë së nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit arsimor.

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë në shkollat e Drenasit është shtyrë deri më 14 janar. Vendimi është marrë nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci. “Për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit të pijes në disa pjesë të komunës, Kryetari i Komunës së Drenasit ka marrë vendim që të pezullohet vijimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor dhe shkollor”, thuhet në njoftim. “Ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së sigurisë së nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit arsimor. Ekipet emergjente dhe institucionet tjera lokale janë të përkushtuara për ta normalizuar gjendjen, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qytetarët dhe kompanitë në tërë territorin e komunës së Drenasit”, thuhet tutje në njoftim. “Komuna e Drenasit do të vazhdojë të njoftojë me kohë për çdo zhvillim të ri”. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/11/2026 19:11 “Konjufca ka shans…”, diskutohet çështja e presidentit 01/11/2026 19:11 Shtyhet fillimi i procesit mësimor në Drenas deri më 14 janar 01/11/2026 19:09 Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit

Lini një Përgjigje