Pikat kryesore
- Janë publikuar të tjera pamje nga arrestimi i 20-vjeçarit K.S, autorit të vrasjes së bashkëmoshatarit të tij në Korçë.
- Siç shikohet në pamje, arrestimi i autorit të krimit të rëndë në Korçë ka ndodhur në mesnatën e 8 gushtit.
- Menjëherë i afrohet një oficer policie, që e kap nga qafa dhe e shtrin në tokë.
Janë publikuar të tjera pamje nga arrestimi i 20-vjeçarit K.S, autorit të vrasjes së bashkëmoshatarit të tij në Korçë. Siç shikohet në pamje, arrestimi i autorit të krimit të rëndë në Korçë ka ndodhur në mesnatën e 8 gushtit. Në video, shihet autori teksa qëndron në këmbë. Menjëherë i afrohet një oficer policie, që e kap nga qafa dhe e shtrin në tokë. Më pas, në ndihmë të oficerit vijnë dhe kolegët e tij, duke prangosur të riun, të dyshuar për vrasje.