Shtohen kuqezinjtë nën kontrollin e “supermenaxherit”, Fali Ramadani tani ka në dorë të…

Shtohen kuqezinjtë nën kontrollin e “supermenaxherit”, Fali Ramadani tani ka në dorë të…

Pikat kryesore

  • Një tjetër lojtari i kombëtares shqiptare i bashkohet grupit të menaxherit Fali Ramadani, i cili përfaqëson agjencinë, LIAN Sports Group.

Një tjetër lojtari i kombëtares shqiptare i bashkohet grupit të menaxherit Fali Ramadani, i cili përfaqëson agjencinë, LIAN Sports Group. Bëhet fjalë për mbrojtësin Marash Kumbullën. Kompania në fjalë, në vitet e fundit në mënyrë direkte apo indirekte ka filluar të mbledhë një numër të madh futbollistësh shqiptarë nën ombrellën e saj, duke përfaqësuar tashmë shumë lojtarë të Kombëtares kuqezi apo edhe ata që aspirojnë të bëhen pjesë e saj. Kësisoj, nën kontrollin e Ramadanit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë edhe emra si Bajrami, Ramadani, Uzuni, Berisha, Pajaziti apo edhe Armando Sadiku që kanë veshur rregullisht fanellën kuqezi duke i shtuar këtu binjakët Shpendi si Luis Hasën si edhe talenti Nuredini. Pa harruar këtu se edhe trajneri i Kombëtares, Silvinjo, prej një viti përfaqësohet nga “supermenaxheri” i cili mori emër në arenën ndërkombëtare me transferimin e bujshëm të serbit Luka Joviç te Real Madrid në vitin 2019.

Lini një Përgjigje