Pikat kryesore
- Presidenti amerikan, Donald Trump ka propozuar që Eric Wendt të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri.
- Njoftimi u dha në një postim të Shtëpisë së Bardhë, lidhur me nominimet dhe tërheqjet e deleguara në Senat, ku sqarohet pozicioni i menduar për Wendt.
- “Eric Wendt, nga Kalifornia, të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin për media nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka propozuar që Eric Wendt të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri. Njoftimi u dha në një postim të Shtëpisë së Bardhë, lidhur me nominimet dhe tërheqjet e deleguara në Senat, ku sqarohet pozicioni i menduar për Wendt. “Eric Wendt, nga Kalifornia, të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin për media nga Shtëpia e Bardhë. Eric Wendt është një gjeneral i dale në pension i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Së fundmi shërbeu si komandanti i 5-të i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s, duke u larguar nga detyra më 29 janar 2021. Si oficer i lartë, Wendt ka shërbyer më parë si Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara për Autoritetin Izraelito-Palestinez nga nëntori 2017 deri në tetor 2019. Ai ka mbajtur gjithashtu poste të tjera të rëndësishme./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shtëpia e Bardhë: Janë arritur të gjitha objektivat në luftën ndaj Iranit “Libani nuk është pjesë e armëpushimit”/ Shtëpia e Bardhë: Kërcënimi i Iranit është dobësuar ndjeshëm, tani nis faza e negociatave Pakistani propozoi armëpushim 2 javor! Irani e mirëpret/ Shtëpia e Bardhë: Jemi në dijeni, do t’i përgjigjemi kërkesës