Pikat kryesore
- Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, foli këtë të premte në komision parlamentar sa i takon situatës në Lindjen e Mesme dhe masat që janë marrë për shqiptarët që ndodhen në rajon në këto kohë lufte.
- Deklaroi se Ministria ka kontaktuar personalisht me 2 512 shtetas.
- “Një për një, emër për emër” , theksoi ai, duke shtuar se 543 shqiptarë kanë leje qëndrimi të përkohshme dhe 2 962 jetojnë e punojnë në rajon.
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, foli këtë të premte në komision parlamentar sa i takon situatës në Lindjen e Mesme dhe masat që janë marrë për shqiptarët që ndodhen në rajon në këto kohë lufte. Deklaroi se Ministria ka kontaktuar personalisht me 2 512 shtetas. “Një për një, emër për emër” , theksoi ai, duke shtuar se 543 shqiptarë kanë leje qëndrimi të përkohshme dhe 2 962 jetojnë e punojnë në rajon. Bëri me dije se 138 persona kanë pasur interes për t’u larguar prej atje. “Do mundohemi të organizojmë transportin e tyre nga një vend në tjetrin. Me shumë shtetas që u gjendën në atë moment në Izrael, për t’i çuar në një aeroport që u hap enkas në Egjipt. Janë larguar individualisht 45 shtetas, me asistencën e vendeve të tjera. Është praktikë e përhershme, kur ka pasur vende të lira. 17 shtetas janë kthyer në këtë formë” , u shpreh Hoxha. “Përfaqësitë tona kanë kontaktuar në mënyrë aktive qytetarët shqiptarë të regjistruar në zonat e prekura, kanë organizuar procesin e regjistrimit vullnetar, kanë ofruar në menyrë të vazhduar udhëzime për largimin nga zonat e rrezikut dhe duke koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë për mundësi evakuimi. Përmes këtij koordinimi janë asistuar dhe udhëzuar qindra shtetas shqiptarë për t’u larguar nga zona e konfliktit, ndërsa një pjesë e tyre janë larguar individualisht ose përmes kanaleve të sigurta të transportit. Paralelisht, MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike kanë bashkëpunuar me vendet partnere dhe shtetet fqinje për të mundësuar përfshirjen e shtetasve shqiptarë në operacionet e evakuimit të organizuara nga këto vende, duke siguruar kështu alternativa të sigurta për largimin e tyre nga rajoni”, deklaroi ministri. Duke njoftuar se ka shtetas shqiptarë në Iran, tha se duke qenë se vendi ynë nuk ka raporte me atë shtet, është dashur një punë e vështirë për të ofruar ndihmë. “Ministria e Jashtmë është në kontakt me Qendrën Ndërkombëtare të Emergjencave Civile për t’ju përgjigjur çdo situate. Përfaqësitë tona po regjistrojnë rezidentët…”