Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në…

Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në…

Pikat kryesore

  • Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi gjatë takim në Kryevidh, Bashkia Rrogozhinë, ku është ndalur tek progresi i vendit në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.
  • Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi rëndësinë e punës së përditshme dhe reformave konkrete, të cilat po sjellin rezultate të prekshme për qytetarët.
  • Sipas Ballës, këto reforma po përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi gjatë takim në Kryevidh, Bashkia Rrogozhinë, ku është ndalur tek progresi i vendit në procesin e negociatave me Bashkimin Europian. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi rëndësinë e punës së përditshme dhe reformave konkrete, të cilat po sjellin rezultate të prekshme për qytetarët. Sipas Ballës, këto reforma po përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. “Procesi i integrimit europian vijon sipas planit të dakordësuar, duke e afruar gjithnjë e më shumë Shqipërinë me familjen europiane”, shkruan Balla në postimin e tij. “Takimi i radhës ishte sot në Kryevidh, Bashkia Rrogozhinë. Falë punës intensive, Shqipëria është në një proces real, aktiv dhe të pandërprerë negociatash me Bashkimin Europian. Negociatat vijojnë normalisht sipas kalendarit të dakordësuar. Integrimi sjell përfitime të drejtpërdrejta: cilësi shërbimesh, siguri ushqimore dhe mbrojtje konsumatori”.

Lini një Përgjigje