Pikat kryesore
- Shqipëria duhet të tërheqë investime që ndërtojnë industri, që krijojnë punë të mirëpaguar dhe që lidhen me zinxhirët europianë të furnizimit,” theksoi Tabaku.
- Duhet një politikë ekonomike që e mbështet dhe nuk e pengon,” u shpreh ajo.
- Në të njëjtën kohë, Tabaku vuri në dukje se mungesa e investimeve produktive lidhet drejtpërdrejt me klimën e biznesit dhe me mungesën e sigurisë ligjore.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me rreth 50 biznese gjermane, në një aktivitet të organizuar nga Konrad-Adenauer-Stiftung, ku përfaqësues të sipërmarrjes gjermane po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri për të eksploruar mundësitë e investimit. “Shqipëria nuk mund të vazhdojë me këtë model ekonomik. Deputetja e PD theksoi se rruga e vetme strategjike për vendin mbetet integrimi në Bashkimi Evropian, por nënvizoi se integrimi nuk mund të vijë në kushtet e një ekonomie të deformuar nga mungesa e konkurrencës dhe nga orientimi i gabuar i investimeve. “S’ka integrim europian me një ekonomi që nuk prodhon. S’ka zhvillim me investime që nuk krijojnë vlerë. Shqipëria duhet të tërheqë investime që ndërtojnë industri, që krijojnë punë të mirëpaguar dhe që lidhen me zinxhirët europianë të furnizimit,” theksoi Tabaku. Ajo i ftoi bizneset gjermane të konsiderojnë Shqipërinë si një destinacion për investime afatgjata në sektorë strategjikë si energjia, data centers, industria e përpunimit dhe teknologjitë e avancuara, duke theksuar se vendi ka potencial real për t’u bërë pjesë e zinxhirëve të rinj të furnizimit në Europë. “Shqipëria ka pozicion strategjik. Por ky potencial nuk shfrytëzohet vetë. Duhet një politikë ekonomike që e mbështet dhe nuk e pengon,” u shpreh ajo. Në të njëjtën kohë, Tabaku vuri në dukje se mungesa e investimeve produktive lidhet drejtpërdrejt me klimën e biznesit dhe me mungesën e sigurisë ligjore. “Sot kemi më shumë investime që lidhen me pasuri të paluajtshme dhe më pak investime në prodhim dhe industri. Ky është një sinjal që modeli nuk funksionon,” theksoi ajo.