Pikat kryesore
- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm për rrugëtimin europian të Shqipërisë.
- Kumbaro vlerësoi mbështetjen dhe vlerësimin e dhënë nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos duke e konsideruar atë një konfirmim të progresit të Shqipërisë në fushën e arsimit.
- “Faleminderit Komisioneres Marta Kos, që në arritjet e Ministrisë së Arsimit evidentoi si sukses krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, krah shumë nismash e reformash të kryera” , tha ajo.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm për rrugëtimin europian të Shqipërisë. “Mbyllja e negociatave për Kapitullin 25 ‘Shkenca dhe Kërkimi Shkencor’ dhe Kapitullin 26 ‘Arsimi dhe Kultura’, përpos të qenit një sukses teknik në procesin e integrimit, është mbi të gjitha një dëshmi se kur vizioni shoqërohet me punë intensive, rezultatet vijnë”, tha ajo. Ministrja theksoi se kjo arritje është fryt i një procesi të gjatë, me reforma, punë intensive dhe angazhim të vazhdueshëm të ekipeve të Ministrisë së Arsimit, duke nënvizuar se arsimi ishte fusha që i hapi rrugën mbylljes së kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian. Kumbaro vlerësoi mbështetjen dhe vlerësimin e dhënë nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos duke e konsideruar atë një konfirmim të progresit të Shqipërisë në fushën e arsimit. “Faleminderit Komisioneres Marta Kos, që në arritjet e Ministrisë së Arsimit evidentoi si sukses krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, krah shumë nismash e reformash të kryera” , tha ajo. Kumbaro falenderoi edhe paardhëset e saj ne këtë detyrë për punën dhe angazhimin në këtë proces.