Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e arsimit në vend, pas fillimit të vitit të ri shkollor. Ajo theksoi se rënia e ndjeshme e numrit të nxënësve është një pasqyrë e krizës demografike që po përjeton Shqipëria. Sipas saj, vetëm në pesë vitet e fundit, numri i nxënësve ka pësuar një rënie prej 61 mijë, duke e bërë këtë periudhë një nga më problematiket për sistemin arsimor. Në një dekadë, situata ka ardhur duke u përkeqësuar, duke reflektuar pasigurinë ekonomike dhe shpopullimin e vazhdueshëm të vendit. Tabaku theksoi se këto probleme nuk mund të zgjidhen përmes propagandës, por kërkojnë veprime konkrete për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe arsimin në Shqipëri.
Shpopullimi i vendit, pasiguria ekonomike dhe rënia e nxënësve