Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e…

Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e…

Pikat kryesore

  • Ka përfunduar me sukses operacioni i kërkim-shpëtimit për nxjerrjen nga uji të 22-vjeçarit, i cili ishte raportuar i humbur në ujërat e lumit Osum.
  • Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, i riu ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, është i vetëdijshëm dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor.

Ka përfunduar me sukses operacioni i kërkim-shpëtimit për nxjerrjen nga uji të 22-vjeçarit, i cili ishte raportuar i humbur në ujërat e lumit Osum. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, i riu ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, është i vetëdijshëm dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor. Operacioni u koordinua nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në mbështetje të strukturave vendore dhe u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave speciale RENEA dhe Forcat e Armatosura.

Lini një Përgjigje