Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, vdes 55-vjeçari! Dyshime për tritol dhe…

Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, vdes 55-vjeçari! Dyshime për tritol dhe…

Pikat kryesore

  • Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka humbur jetën.
  • Fillimisht u raportuar për shpërthimin e boksit elektrik në hyrje të pallatit, por pas veprimeve të para ka rezultuar lëndë plasëse.
  • Policia në vendngjarje ka nisur hetimet ndërsa punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.

Shpërthim në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodër. Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka humbur jetën. Fillimisht u raportuar për shpërthimin e boksit elektrik në hyrje të pallatit, por pas veprimeve të para ka rezultuar lëndë plasëse. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet ndërsa punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik. Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.

Lini një Përgjigje