Pikat kryesore
- Ish-banorja e BBV 5, Edisa, ka qenë e ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
- Në një moment kur po fliste për Shëndritin, Edisa u shpreh se ka qenë një moment që ka dashur që t’a shajë, por nuk e ka bërë dhe ka qarë.
- Pjesë nga intervista: Kë doje të shaje dhe çfarë doje t’i thoshe?
Ish-banorja e BBV 5, Edisa, ka qenë e ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në një moment kur po fliste për Shëndritin, Edisa u shpreh se ka qenë një moment që ka dashur që t’a shajë, por nuk e ka bërë dhe ka qarë. Sipas ish-banores, ai është një lëpirës me shënime. Pjesë nga intervista: Kë doje të shaje dhe çfarë doje t’i thoshe? Isha ta shaj apo të qaj Ça të bëri Shëndriti? Ishte shumë provokues Keni patur një debat jashtë, te divanët jeshilë… Nuk e kuptuan pse unë qava, ndërkohë ishte se doja t’i thosha shumë gjëra por jo, e qava. Nuk doja të shaja. Çfarë mendon ti vërtetë për Shëndritin? E kam thënë dhe i rri koherente. Mendimet për banorët i krijova aty brenda, pavarësisht se para se të hyja pashë diçka tek tuk, por mora dhe kohën time. Prita ti njoh, se ndryshe është brenda dhe ndryshe jashtë. E për Shëndritin vazhdoj të them se është një lëpirës me shënime, një gradë tjetër lëpirësi. Se ka thënë kam mbajtur shënime për Big Brother. Nuk mendon se Selin e ka vërtetë shoqe? Ata shkojnë mirë bashkë Më tepër mendoj se ai e dinte se kjo gjë do pëlqehej, kjo marrëdhënie, donin të bënin ato lëvizjet që t’i bënin virale. Mendonte se Selin duke qenë e faktorizuar do e ndihmonte të faktorizohej edhe ai.