Shkrihet” kadastra e Vlorës, punonjësit në protestë! Reagon drejtuesi politik i PS-së…

Shkrihet” kadastra e Vlorës, punonjësit në protestë! Reagon drejtuesi politik i PS-së…

Pikat kryesore

  • I deleguari politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, ka reaguar këtë të hënë lidhur me vendimin e fundit për shkrirjen e Kadastrës së Vlorës dhe transferimin e saj në Tiranë.
  • Në një deklaratë për mediat, Çuçi theksoi se nuk disponon informacion zyrtar mbi këtë vendim, i cili u bë publik vetëm sot.
  • Ai shtoi se ende nuk është njohur me përmbajtjen e tij dhe nuk ka detaje për arsyet e mundshme të këtij ndryshimi të papritur.

I deleguari politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, ka reaguar këtë të hënë lidhur me vendimin e fundit për shkrirjen e Kadastrës së Vlorës dhe transferimin e saj në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, Çuçi theksoi se nuk disponon informacion zyrtar mbi këtë vendim, i cili u bë publik vetëm sot. Ai shtoi se ende nuk është njohur me përmbajtjen e tij dhe nuk ka detaje për arsyet e mundshme të këtij ndryshimi të papritur. Vendimi ka shkaktuar reagime edhe nga stafi i Kadastrës së Vlorës. Punonjësit kanë përgatitur një peticion drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës dhe Prefektes së Vlorës, duke kërkuar rishikimin e vendimit dhe moslargimin e Kadastrës nga qyteti i Vlorës. Sipas punonjësve, transferimi i institucionit në Tiranë do të krijojë vështirësi për stafin, por edhe për qytetarët që marrin shërbime pranë Kadastrës. Ata deklarojnë se do të vazhdojnë përpjekjet për të mbrojtur të drejtën e tyre për të punuar në Vlorë dhe për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve për qytetarët e qarkut. Qeveria nuk ka dhënë ende sqarime lidhur me vendimin, ndërsa banorët dhe profesionistët e sektorit presin informacione të mëtejshme mbi ndikimet që kjo mund të ketë në shërbimet lokale.

Lini një Përgjigje