Pikat kryesore
- Në një lidhje direkte për ABC e mëngjesit, koreografja Luiza Lazri vjen si një histori suksesi që thyen kufijtë dhe sfidon stereotipet.
- E nisur që në moshën 8-vjeçare, shkodrania sot është një nga emrat më të spikatur të skenës së kërcimit në Greqi, duke u renditur mes më të mirave në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Ajo është e para shqiptare që ka marrë pjesë në “Red Bull Dance Your Style” në Greqi…
Në një lidhje direkte për ABC e mëngjesit, koreografja Luiza Lazri vjen si një histori suksesi që thyen kufijtë dhe sfidon stereotipet. E nisur që në moshën 8-vjeçare, shkodrania sot është një nga emrat më të spikatur të skenës së kërcimit në Greqi, duke u renditur mes më të mirave në gara kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është e para shqiptare që ka marrë pjesë në “Red Bull Dance Your Style” në Greqi… dhe jo në mënyrë të zakonshme: duke konkurruar me taka. Sukseset nuk ndalen këtu. Në “ World of Dance Greece” ajo ka rrëmbyer vendin e parë solo dhe më pas është ngjitur në podium edhe me grupin e saj. Nga Italia në Francë, ku ka triumfuar e para, Luiza po ndërton një rrugëtim që flet me gjuhën e talentit dhe punës së palodhur. Sot, ajo jo vetëm performon, por edhe formon brezin e ri, duke drejtuar tre grupe të rinjsh në Greqi dhe duke u ftuar si pedagoge në evente ndërkombëtare, deri në Qipro. Madje, është bërë edhe pjesë e jurive dhe opinioneve në kompeticione të ndryshme, duke fituar respekt në një treg të vështirë dhe konkurrues. Një tjetër moment që i hapi dyer ishte performanca krah këngëtares së njohur greke Elena Paparizou, ku mes qindra konkurrentëve, skuadra e saj doli fituese, një eksperiencë që e çoi drejt mundësive të reja në skenë. Paralelisht, Luiza po investon edhe në edukimin e saj, duke studiuar për personal training, pilates dhe madje edhe volejboll, ndërsa modelingu po shfaqet si një tjetër pasion që mund të kthehet në një kapitull të ri. Gjatë intervistës për abc e Mëngjesit Luiza Lzri zbuloi gjithashtu se është përzgjedhur për të përfaqësuar Greqinë në një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare të bukurisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi është kyç për sigurinë e rajonit Pranga politikanes së “Agimit të Artë”/ Ishte dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Athinës Tërmet i fortë në Greqi! Lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqipërisë