Shkelësit e ligjit në “lupën” e Policisë së Shtetit/ Lamallari nxjerr pamjet: Siguria e…

Shkelësit e ligjit në “lupën” e Policisë së Shtetit/ Lamallari nxjerr pamjet: Siguria e…

Pikat kryesore

  • TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar pamje nga operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, e cila vijon kontrollet në rrugët e Tiranës për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
  • Ministri ka përgëzuar Forcën e Posaçme Operacionale, skuadrën “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore për punën e kryer.

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar pamje nga operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, e cila vijon kontrollet në rrugët e Tiranës për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Sipas tij, në fokus të kontrolleve kanë qenë mjetet luksoze me xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin, armët pa leje, lëndët narkotike, si edhe drejtuesit e automjeteve që rrezikojnë jetën e qytetarëve me shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit. Ministri ka përgëzuar Forcën e Posaçme Operacionale, skuadrën “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore për punën e kryer.

Lini një Përgjigje