Shkarkimi i Veliajt/ Bardhi: I njëjti fund pas dere për Ballukun, ministrat e kryebashkiakët e korruptuar Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar unanimisht për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Në një reagim ndaj vendimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e quajti Veliajn simbol të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Bardhi paralajmëroi se e njëjta rrugë pret edhe funksionarët e tjerë të korruptuar të mazhorancës. Ai përmendi konkretisht ministren Belinda Balluku, duke theksuar se ora e drejtësisë po afron. REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI I sotshmi nuk ishte një mesazh thjesht dhe vetëm për Erion Veliajn. Shkarkimi i sotëm ishte një paralajmërim për fundin që i pret të gjithë ata zyrtarë socialistë që në shërbim të Edi Ramës kanë vjedhur votat, kanë abuzuar me pushtetin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë përvetësuar pasuritë publike. loading…
Shkarkimi: i Veliajt/ Bardhi: I njëjti fund pas dere për…