Pikat kryesore
- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani.
- Po ashtu policia thotë se nisi procedimi penal edhe për shtetasen e huaj që ushtronte aktivitetin e jashtëligjshëm.
- Sipas policisë, ushtrimi i prostitucionit bëhej në një apartament të marrë me qira në rrugën “Mihal Guri” në kryeqytet.
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani. Po ashtu policia thotë se nisi procedimi penal edhe për shtetasen e huaj që ushtronte aktivitetin e jashtëligjshëm. Sipas policisë, ushtrimi i prostitucionit bëhej në një apartament të marrë me qira në rrugën “Mihal Guri” në kryeqytet. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Netëork 3”, pas një hetimi të kryer me metoda proaktive. Shfrytëzonin 1 shtetase të huaj, për prostitucion, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Procedohet penalisht dhe shtetasja e huaj që ushtronte prostitucion. Sekuestrohen një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Netëork 3”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit R. F., 20 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Azerbajxhani, e cila e ushtronte prostitucionin në një apartament me qira në rrugën “Mihal Guri”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.